![]() |
|||||
Ndertimi i disa xhamive dhe mejtepeve.Thamë se jeta arsimore zhvillohej në xhami e për këto qëllime filluan të ndërtohen edhe mejtepet. Objekti i parë i fesë islame në komunën e Preshevës është Xhamia e Vjetër apo Atik Xhamia e Preshevës u ndërtua më 1678, kurse u rindërtua më 1804. Xhamia e Re e Preshevës u ndërtua më 1878, kurse u rindërtua më 1983. Xhamia e Vjetër në Rahovicë gjendet në mes të fshatit, te Ura, buzë lumit Moravicë, u ndërtua qysh në vitin 1860/62, kurse u rindërtua në vendin e xhamisë së Vjetër më 1971/72. Xhamia e Re e Rahovicës gjendet në anën e majtë të rrugës Preshevë – Rahovicë – Corroticë, në mes të Mëhallëve të Durrçajve, Çitakëve dhe Muhaxhirëve, te Varrezat e Durçajve. Ajo u ndërtua në vitin 1968. Xhamia e Shoshajës është ndërtuar më 1966. Xhamia e Corroticës u ndërtua më 1750, kurse u rindërtua më 1967. Xhamia e Raincës u ndërtua më 1720, kurse u rindërtua më 1992. Xhamia e Vjetër në Bushtran u ndërtua më 1820, kurse Xhamia e Re në Bushtran u ndërtua më 1958. Xhamia e Leranit u ndërtua më vitin 1966, kurse ajo e Golemidollit u ndërtua më 1968. Xhamian e Bukurocës gjendet në mes të fshatit dhe është ndërtuar në vitin 1908, kurse është rindërtuar më 1982. Xhamia e Vjerër e Gerajve gjendet në mes të fshatit tek Mëhalla e Epërme, e ndërtuar më 1812 dhe e rindërtuar më 1983. Xhamia e Re e Gerajve gjendet në mes të Mëhallës së poshtme, është ndërtuar në vitin 1983. xhamia e Strezocës u ndërtua në vitin 1990, kurse u rindërtua në vitin 1965. Xhamia e Bugarinës është ndërtuar në vitin 1720. Xhamia e Çukarkës është ndërtuar më 1800, kurse e rindërtuar në vitin 1971. Xhamia e Zhunicës është ndërtuar më 1906, kurse rindërtohet më 1965. Xhamia e Norçës është ndërtuar më 1720, kurse e rindërtuar më 1998. Xhamia e Vjetër e Miratocës është e ndërtuar në vitin 1750, kurse e rindërtuar më 1994. Xhamia e Re në Miratoc është ndërtuar në vitin 1964. Xhamia e Caravajkës është ndërtuar më 1820, kurse e rindërtuar më 1997. Xhamia e Ilincës është ndërtuar më 1928, kurse e rindërtuar në vitin 1997. Xhamia e Garës është e ndërtuar në vitin 1910, kurse e rindërtuar më 1955. Xhamia në Tërrnavë është ndërtuar më 1816. Mejtepi në fshatin e Tërrnavës është ndërtuar më 1815, ndërtesë në të cilën është zhvilluar mësimi i gjeneratave të para në gjuhën shqipe prej vitit shkollor 1945/46. Sipas raporteve të mësuesve të parë të shkollave në gjuhën shqipe për vitin shkollor 1945/46 po i japim disa shënime për vitet e ndërtimit të objekteve shkollore-mejtepeve për të cilat kemi shenime: Në Norçë objekti shkollor për mejtep është ndërtuar më 1870, ndërtesë e cila më 1937 renovohet dhe përshtatet për mësim në gjuhën serbe. Në Preshevë shkolla është ndërtuar prej vitit 1906 deri më 1908. Në Bukuroc shkolla-mejtepi është ndërtuar në vitin 1908. Në Raincë shkolla-mejtepi është ndërtuar para vitit 1912
|
![]() |